Tryeza në Javën Kundër Korrupsionit | Foto: KALLXO.com

Rektori Përmend Intervistimin në Polici

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema, në tryezën e diskutimit të organizuar nga Zyra e BE-së në Javën Kundër Korrupsionit përmendi intervistimin në polici.

“Tash ka mbetur rektori të shkojë në polici që të intervistohet se pse nuk e keni lejuar kryeinspektorin për ta mbrojtur doktoratën. E që nuk i plotëson kriteret e standardet. Edhe po të doja nuk do të lejoj, sepse nuk i plotëson kushtet”, tha Demaj.

KALLXO.com në muajin mars kishte shkruar se rektori u mor në pyetje si dëshmitar nga hetuesit kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Policinë e Kosovës.

http://kallxo.com/rektori-marjan-dema-merret-ne-pyetje-nga-hetuesit/

Rektori i UP-së u pyet nga studentët rreth ndërtimit të objektit të Fakultetit Ekonomik dhe atij të Shkencave Matematike-Natyrore.

Dema u përgjigj se Komuna e Prishtinës nuk ka lejuar të ndërtohet objekti i FSHMN-së, ndërsa shtoi se shpreson leja do të jepet pas protestës së studentëve.

Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore protestuan të mërkurën për mosndërtimin e objektit të fakultetit të tyre.

http://kallxo.com/debati-shpend-ahmetit-studentet-dhe-profesoret-protestues/

Dema në tryezë u bëri thirrje studentëve ta luftojnë korrupsionin.

“Apeloj te ju që të ndihmoni që ta luftojmë korrupsionin, është kancer i rëndë i cili mund të lufotohet dhe kërkoj prej jush të mos keni keqardhje ndaj askujt”, tha rektori Dema.

Shaip Havolli, kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit tha se Universiteti i Prishtinës nuk ka ndërmarrë veprime pas gjetjeve të audititimit nga kjo agjenci.

“Nga ana e agjencisë e ka një vlerësim pozitiv, edhe pse pak na kanë kritiku ni ditë pa ven, po s’është ktu veni për me debatu”, tha Havolli për UP-në.

Ndërkaq në këtë tryezë mori pjesë edhe Libor Chlad, nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Chlad vlerësoi se korrupsioni i ndikon negativisht të gjitha sferat jetësore, ndërsa bëri thirrje që raportimi i tij dhe krimeve tjera të ndodhë.

“Raportimi i krimit nuk duhet të shihet si diçka e keqe, as të ketë konotacion negativ. Ai tregon se ne jemi të ndjeshëm ndaj asaj që ndodh përreth dhe për mënyrën se si duhet të duket e ardhmja”, tha Chlad.