Marjan Dema, rektor i UP-së - Foto: KALLXO.com

Rektori Nervozohet Kur Pytetet për Avancimin e Tij në UP

Gazeta Jeta në Kosovë pati raportuar se si Rektori Dema ishte avancuar nga profesor i asocuar në profesor të rregullt të UP-së duke botuar në një revistë të dyshimtë me bazë në Indi.

Rektori Dema tha se është zgjedhur në bazë të kritereve nga Senati i Universitetit të Prishtinës pasi që për të ishte dhënë vlerësim pozitiv nga Komisioni Vlerësues.

“Kam pritur tre muaj për t’u lëshuar vendimi për avancimin tim sepse aq kam qenë njeri i papërshtatshëm për ta. Nuk e di se kur jam avancuar sepse më keni lodhur, më keni lodhur. A pajtoheni nëse e tërheq atë thirrje. Mos të lutem sepse unë jam rektor i një Universiteti shumë serioz”, tha Dema.

E kur është pyetur për publikimin në revistë shkencore “International Journal of Mathematical Archive” me bazë në Indi, rektori Dema pranoi se në atë kohë nuk ka pasur standard të kërkuar për revista shkencore.

Deklaratën e Rektorit Marjan Dema mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: