Rektori Marjan Dema i Lakmon Rozafa Koliqit

Ai ka thënë se në periudhën njëvjeçare ka arritur ta zhbllokojë çështjen e doktoraturës në UP, ka bërë bashkëpunime ndërkombëtare si dhe ka bërë një komunikim më të mirë mes tij, prorektorëve dhe senatit që, sipas tij, ka qenë në gjendje jo të mirë nga rektorët e kaluar.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”, Rektori ka folur edhe për zgjedhjen e Naim Morinës si asistent në Fakultetin e Mjekësisë dhe refuzimin nga senati të Rozafa Koliqit, specializantes së vetme në Kosovë për Farmaci Klinike.

Koliqi kishte folur javën e kaluar për emisionin “Jeta në Kosovë” për atë që ajo pretendon se i është bërë e padrejtë gjatë procesit të përzgjedhjes.

“Natyrisht unë çdo problem që ka qenë i trashëguar dhe që e kam hasur, e kam zgjidhur. A është zgjidhja më e mirë e përcakton Senati dhe jo Rektori”, tha Dema duke u përgjigjur procesit të avancimit të Naim Morinës, asistent në Farmaci Klinike.

E në gjithë këtë situatë, Rektori i ka një lakmi kallxueses Rozafa Koliqi e cila pas ankesave që ka drejtuar në të gjitha institucione, Policia e Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda Ekonomike dhe Korrupsion ka filluar ta hetojë Rektoratin.

“Rozafa Koliqi e ka ngritur në këmbë një Kosovë ka lobuar, por sigurisht e ka një karakter të fortë. Rozafa Koliqi mua më pëlqen që është karakter i fortë sepse e ka ngritur Kosovën në këmbë, seriozisht po të them. Me e ngrit krejt Kosovën, krejt agjensionet, krejt inspeksionet, krejt televizionet, krejt gazetat këtë mundet veç Rozafa Koliqi ta bëjë, i lumtë. E admiroj për një fuqi dhe karakter shumë të fortë që ka arritur ta trondisë Kosovën”, tha Dema.

Deklaratën e rektorit Marjan Dema mund ta ndiqni në linkune mëposhtëm: