Ceremonia e 48 vjetorit të UP-së | Foto: KALLXO.com

Rektori Dema: Krenohuni me Universitetin e Prishtinës

Rektori Marjan Dema në ceremoninë e 48 vjetorit të Universitetit të Prishtinës tha se duhet të krenohemi me këtë universitet.

“Sot ejani dhe shiheni vizionin e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’. Ejani dhe krenohuni, sepse sot edhe përkundër vështirësive kemi arritur në zhvillim”, tha Dema.

Ai krenarinë me UP-në e lidhi me rangimin më mirë të këtij universiteti në ranglistën e institucioneve të arsimit të lartë.

Në ranglistën e Ëebometrics të publikuar në janar Universiteti i Prishtinës u rendit në vendin 3320, duke përmirësuar pozitën e tij për 618 vende në raport me rangimin e muajit korrik.

http://kallxo.com/universiteti-i-prishtines-rangohet-me-lart-ne-ranglisten-e-webometrics/

Dema tha se këto ditë po shënohen tre përvjetorë- 550 vjetori i vdekjes së Skënderbeut,  10 vjetori i Pavarësisë së Kosovë dhe 48 vjetori i themelimit të UP-së.

Zëvendësministri i Arsimit Arbër Geci tha se përvjetori i Universitetit të Prishtinës “ëzhte moment i veçantë për të kujtuar sakrificën dhe mundin e gjithë brezave të tërë”.

Ai e cilësoi kthesë për vendin themelimin e universitetit 48 vjet më parë.

“Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte momenti i kthesës për vendin tonë”, tha Geci.

Ai deklaroi se derisa kujtojmë gjithë ata rektorë, prorektorë,  mësimdhënës e fanarë të dijes akoma ka nevojë për fuqizimin e Universitetit të Prishtinës.

Kuvendi i Kosovës më 15 shkurt 1970 mbajti mbledhje solemne në të cilën themeloi zyrtarisht Universitetin e Prishtinës.