Foto: Dogana e Maqedonisë

Regjisori Amerikan Pretendon se u Plaçkit nga Doganierët Maqedonas

Regjisori amerikan i filmave dokumentarë, Rick Ray, pretendoi se i janë vjedhur pajisjet e tij të filmit në kufirin maqedonas dhe që zyrtarët e doganës e arrestuan atë dhe e dërguan në gjykatën e Shkupit ku u detyrua të paguante një gjobë, të gjitha këto me një premisë të rreme që ai nuk i kishte deklaruar pajisjet në kufi.

Zëvendës drejtori për standarde profesionale në doganat maqedonase, Igor Jakimovski, tha për BIRN të mërkurën, kur u pyet për këtë ҫështje: “Në të gjitha rastet ku ka një dyshim të arsyeshëm për një keqbërje, masat merren menjëherë.”

Në një dëshmi të gjatë të publikuar në YouTube të martën, autori amerikan i dokumentarit “10 pyetje për Dalai Lama” dhe dokumentareve të tjera për udhëtime tha se ai kishte një përvojë të hidhur me doganën maqedonase të cilët i kishin vjedhur pajisjet dhe e kishin bërë atë të shkonte në gjykatë me një pretekst të rremë.

Ai gjithashtu tha se nuk ishte turisti i vetëm që u trajtua në këtë mënyrë në pikën kufitare me Greqinë, Mexhitli në afërsi të qytetit të Manastirit.

“Ashtu si kam dëgjuar, në disa nga rrugët e veҫuara në Maqedoni, zyrtarët e korruptuar të doganave po kryejnë sulme agresive nëpër automjete për të marrë drone dhe sende të tjera luksoze për t’i rishitur. Veturat e turistëve dhe veturat me targa nga vendet e Bashkimit Europian duket se janë shënjestra në veҫanti,” tha ai në video.

Ray pretendon se pas akuzës ndaj tij për mos-deklarim të dronit që ai e përdorte për filmime, për të cilin ligjërisht nuk ishte i obliguar ta bënte, zyrtarët e doganës e dënuan dhe gjithashtu e mbajtën atë për pesë orë para se ta dërgonin në gjykatën e Shkupit ditën tjetër.

“Ata më morën brenda në dhomë ku në mënyrë agresive dhe mjaft të egër në pyetën dhe më mbajtën për pesë orë,” tha Ray.

Ai tha se u lirua vetëm pasi i kërcënoi se do t’i padiste ata por prapë ai do të për të dilte në gjykatë të nesërmen, ku u gjobit me 500 euro para se t’i kthehej pasaporta.

Gjatë kësaj kohe, ai tha që zyrtarët e bënë atë të nënshkruajë letra të ndryshme në gjuhën maqedonase të cilat ai nuk i kuptonte.

Ray tha që ishte e qartë që zyrtarët e doganës ishin duke performuar një skenar të shkruar mirë për ta trembur atë dhe për t’ia vjedhur pajisjet, dhe se njëri nga zyrtarët madje i kishte thënë që ai po trajtohej pa respekt për shkak se ishte qytetar amerikan.

Ray tha se kishte takuar disa zyrtarë të doganës dhe të gjykatës të cilëve u vinte turp nga skenat e kolegëve të tyre dhe të cilët i shpjeguan që kjo u ndodh shpesh turistëve.

Ai tha që ai kishte dëshmi të dorës së parë që turistët e tjerë janë trajtuar në të njëjtën mënyrë ose më keq në vendkalimet kufitare dhe në gjykatë.

Në videon e tij, Ray tregoi fotografi dhe video-pamje që tha se i mori gjatë përvojës së tij të hidhur.

Zyra e drejtorit të doganave tha për BIRN-it se ata duhet ta shohin më parë videon dhe të shohin nëse akuzat janë të bazuara. Zyra e doganës njoftoi se më shumë detaje për ҫështjen do të jepen të enjten.