Mirsad Shkreta me Albin Kurtin | Foto: Facebook

Refuzuesi i Hashim Thaçit Kandidat i LVV-së

Stomatologu nga Hani i Elezit që në vitin 2013 si delegat i këtij qyteti ishte i vetmi që në Konventën e Gjashtë të PDK-së votoi kundër rizgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të kësaj partie, është kandidat i “Vetëvendosjes” për deputet.

Kur votoi kundër zgjedhjes së Thaçit kryetar partie, Shkreta kishte thënë për Gazetën Jeta në Kosovë se kryetari i atëhershëm i PDK-së nuk i ishte hakmarrë për votën kundër.

Shkreta atëherë kishte shfaqur edhe ambicie që vetë të ngjitet në krye të PDK-së.

Njeriu Që i dha Karton të Kuq Liderit të PDK-së

Më pas në vitin 2014 ish-asamblisti i PDK-së iu bashkua këshilltarëve komunalë të “Vetëvendosjes” në Han të Elezit.

Shkreta vitin e kaluar kritikoi ish-deputetin Elmi Reçica se po takohet dhe po u jep direktiva zyrtarëve të lartë të policisë për të vepruar dhunshëm ndaj aktivistëve në protestat e “Vetëvendosjes”, ndërsa ish-deputeti Reçica dërgoi një foto në KALLXO.com ku shihej me Shkretën në kohën kur Shkreta ishte pjesë e PDK-së, duke thënë se si deputet takohej me shumë njerëz.

http://kallxo.com/elmi-recica-tregon-afersine-e-dikurshme-me-shkreten-e-vetevendosjes/

Shkreta në listën e Vetëvendosjes për deputetë mban numrin 29.

http://kallxo.com/lista-e-kandidateve-te-vetevendosjes-per-11-qershor/