Foto: UEFA

Refuzohet Ankesa e Serbisë, Kosova Mbetet Anëtare e UEFA-s

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) të parashtruar kundër UEFA-s.

Federata e Futbollit e Serbisë kishte kërkuar anulimin e një rezolute të miratuar në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Budapest më 3 maj 2016, sipas të cilës Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ishte pranuar si anëtari i 55-të i UEFA-s.

Dhe, si rezultat, rezoluta mbetet në fuqi dhe pranimi i Kosovës si anëtar i UEFA-s është konfirmuar.

Në ankesën e saj, FFS pretendonte se UEFA kishte shkelur rregullat e veta duke e pranuar FFK-në si anëtare të saj me të drejta të plota, prandaj kërkonte që pranimi i FFK-së të shpallej i pavlefshëm.

Federata e Futbollit të Kosovës qe pranuar si anëtare e UEFA-s më 3 maj 2016.

http://kallxo.com/kosova-pranohet-ne-uefa/

Dhjetë ditë më vonë, FFK ishte pranuar edhe në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

http://kallxo.com/kosova-pranohet-ne-fifa/

Pas pranimit në familjet evropiane dhe botërore të futbollit, ishte radha që përfaqësuesja të niste garat.

Kështu, më 5 shtator, përfaqësuesja e Kosovës u ndesh me Finlandën në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror që do të zhvillohet në vitin 2018 në Rusi.

http://kallxo.com/nis-endrra-kosovare/

Në qershor, në emisionin “Jeta në Kosovë“ u diskutua për fushat e futbollit të Kosovës dhe sa janë ato të pranueshme për garat ndërkombëtare.

Kosova në Botëror