Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Redaktori i ‘Drejtësia në Kosovë’ Dëshmon në Gjykatë

Katër vite pasi që emisioni “Drejtësia në Kosovë” publikoi  të gjeturat e hulumtimit për dyshimet se policë të Kosovës i kanë kërkuar mitë një qytetari, Gjykata e Prishtinës e ka ftuar redaktorin e emisionit Kreshnik Gashi për të dhënë versionin e ngjarjes.

Në shtator të vitit 2012, “Drejtësia në Kosovë” kishte transmetuar një reportazh ku trajtohej ankesa e një qytetari, i cili pretendonte se dy policë i kishin kërkuar mitë.

Disa muaj pas transmetimit, Prokuroria e Prishtinës ka ngritur propozim akuzë ndaj policëve Veton Gashi e Hydajet Krasniqi, duke i akuzuar për mitë-marrje.

Dy policët kishin mohuar fajësinë ndërsa pak muaj pas ngritjes së aktakuzës polici Hydajet Krasniqi është arratisur dhe tani është i paqasshëm për Gjykatën.

Në dëshminë e tij redaktori Gashi e ka përshkruar ngjarjen si një hulumtim të zakonshëm të një ankese të një qytetari.

Duke u përgjigjur në pyetjen e avokatit Gashi ka potencuar se informacioni për kërkesat për mitë ishte marrë në linjën për raportim të korrupsionit të KALLXO.com.

Kreshnik Gashi ka sqaruar gjithë procedurat e ndjekura duke sqaruar se në fund të hulumtimit Inspektorati Policor kishte zbuluar në xhepin e policit paratë të cilat pretendohet se ishin marrë mitë.

Dëshmitari tjetër i këtij rasti, i dëmtuari Flamur Haziraj, i ka rrëfyer Gjykatës arsyet pse ai kishte vendosur që para të gjithëve t’i ftojë gazetarët për t’u marrë me rastin.

“Një i afërm i imi më ka sugjeruar që t’i ftojmë gazetarët për t’u marrë me rastin”, ka rrëfyer Haziraj.

Ai ka përshkruar tërë ngjarjen duke bërë përshkrim fizik të policit i cili i kishte marrë paratë.

http://kallxo.com/gazetari-deshmon-per-mitmarrjen-e-policeve/

http://kallxo.com/redaktori-i-drejtesia-ne-kosove-deshmon-ne-procesin-kunder-mitmarrjes/

http://kallxo.com/deshmon-personi-nga-i-cili-policet-e-akuzuar-kerkuan-300-euro/

http://kallxo.com/shtyhet-seanca-ndaj-ish-policit-gjyqtarja-kishte-gjykim-tjeter/

Policët që Morën Ryshfet në Bankën e të Akuzuarve

Policët e Mitmarrjes Kishin Precedent Penal