Reçica: Demarkacioni do të Votohet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka komentuar hudhjen e gazit lotësjellës sot në Kuvendin e Kosovës në seancën kur pritej të votohej Demarkacioni me Malin e ZI.

“Seanca do të vazhdoj kemi votat do të votohet demarkacioni. Ata deputetë që janë të percaktuar për të votuar demarkacionin do ta votojnë. Ka tre vite që ne ballafaqohemi me i bind të gjithë ata për me votu demarkacionin”, tha Reçica.

Ai rikonfirmoi qëndrimin e PDK-së lidhur me Marrëveshjen e Demarkacionit.

“Asnjë ndryshim nuk do  të ketë të gjithë deputetet do ta votojnë. Kryesia është mbledh dhe do ta vendos. Pdk ka qenë që nga fillimi pro kësaj marrëveshje”, tha Reçica.