Salah - Ronaldo

Real Madrid fiton Champions League

Real Madrid është shpallur kampion në Champions League pasi ka mposhtur ekipin e Liverpool me rezultat 3 me 1.

Real Madrid ka thyer rekordin duke u shpallur kampion për herë të tretë me radhë në Champions League.

Seria e golave në stadiumin olimpik të Kivet është hapur në minutën e 50 nga Karim Benzema.

Goli u shënua pas një gabimi të portierit të Liverpool për ta kaluar Realin e Madridit në epërsi për rezultatin 1 me 0.

4 minuta pas golit te Benzamas, Mane barazon rezultatin 1 me 1 për Liverpool, pas një goditje nga këndi.

Në minutën e 63, Gareth Bale ka shënuar gol për ta kaluar Realin në epërsi për 2 me 1. Bale realizoi golin pak minuta pas inkuadrimit në lojë pasi hyri si zëvendësim për Iscon.

Në minutën e 83, Bale ka shënuar përsëri për Real Madridin për ta thelluar në 3 me 1. Goli i tretë për Real Madridin erdhi pas një goditje nga distanca.

Në pjesën e parë rrjetat mbetën të paprekura.

Mohamed Salah është larguar nga loja në minutën e 30-të pas një dëmtimi në krah.

Lojtari më i mirë i Liverpool u lëndua pas një ndërhyrje të rrezikshme nga lojtari i Real Madrid, Sergio Ramos.

Edhe Carvajal i Real Madrid u largua nga fusha në minutën e 36 pas një lëndimi.

Rast për t`u përmendur ishte edhe goli i anuluar në minutën e 42 i shënuar nga Karim Benzema për shkak të pozitës jashtë loje.

Ekipi i Real Madrid është ekipi më i trofeshëm në Champions League, me gjithsej 13 tituj.