Nga një mbledhje e KPK-së | Foto: KPK

Reagon KPK për Kërcënimin e Prokurorit nga Prizreni

Këshilli Prokurorial i Kosovës, të mërkurën ka reaguar duke shprehur shqetësim për kërcënimin që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z. Besim Susuri, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare.

“Për Këshillin, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Këshilli qëndron fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështet ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajon në përmbushjen e misionit të tyre”,  thuhet në komunikatën e KPK-së.

Po ashtu, në komunikatën e KPK-së sigurohet publiku se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton.

KALLXO.com, pati raportuar për këtë rast i cili ka ndodhur në vitin 2016.

Mirëpo, ndryshe nga zotimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës të dhëna në komunikatën për media, gjendja në teren qëndron ndryshe!

KALLXO.com, më 06 qershor 2017 raportoi se si dështoi mbajtja e seancës për kërcënimin e prokurorit Susuri në Gjykatën Themelore të Gjakovës, pikërisht për mungesë të prokurorit.

http://kallxo.com/prokuroria-nuk-con-askend-ne-gjykimin-per-kanosjen-e-prokurorit/