Gatishmëria | Foto: Drejtësia në Kosovë

Reagimi i Garantuar i FSK-së për Dy Orë

Me misionin që të garantojë siguri në raste krizash Brigada e Reagimit të Shpejtë të FSK-së është e gatshme të reagojë në çdo cep të Kosovës.

Duke folur për nivelin e gatishmërisë së brigadës, eprori i FSK-së Ejup Maqedonci ka dhënë detaje për gatishmërinë e forcave.

“Ne kemi një standard të jemi të gatshëm për 2 orë e 30 minuta,” ka thënë Maqedonci.

Në intervistën për “Drejtësia në Kosovë” Maqedonci ka shpjeguar rolin e njësisë duke dhënë detaje edhe për mjetet të cilat përdoren për të ofruar siguri gjatë realizimit të misionit të FSK-së.

Në linkun në vazhdim mund ta shihni reportazhin për ushtarët e FSK-së të vendosur në një bazë në Istog.

FSK-ja ende nuk ka marrë detyra ushtarake, pasi për ta bërë transfomimin e saj në forca të armatosura duhen ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve dhe dy të tretave të deputetëve të pakicave, por deputetët e Listës Serbe nuk po kanë vullnet për ta mbështetur këtë proces.

Për transformimin e FSK-së u diskutua në Kuvend më 14 shkurt, ndërsa u miratua një rezolutë që i kërkon qeverisë që sa më shpejt ta dërgojë në parlament projektligjin për forcat e armatosura.

http://kallxo.com/miratohet-rezoluta-per-fsk-ne/