Objekti i Klinikës së Gjinekologjisë. Foto: KALLXO.com

Rasti i Lindjes në Pllaka Dënohet me Vërejtje

Stafi që neglizhoi lindjen e një fëmije në Klinikën e Gjinekologjisë  është dënuar me vërejtje me shkrim nga Komisioni  Disiplinor në QKUK .

QKUK thotë se ky vendim është marrë në një mbledhje të komisionit dhe ndaj këtij vendimi është ankuar vetëm shefja e sallës së lindjes.

“Komisioni disiplinor i cili vepron i pavarur në kuadër të SHSKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datën 10.05.2017, ka vepruar në bazë të fakteve, të dhënave dhe ka marrë vendim sipas ligjeve në fuqi dhe rregulloreve të brendshme të SHSKUK-së. Ankesë ka ushtruar vetëm një mjeke (shefja e sallës)“, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për KALLXO.com.

Mediet patën raportuar se kur një grua pati lindur në muajin prill nuk kishte asnjë mjek afër saj dhe se foshnja kishte rënë në pllaka pas lindjes duke pësuar lëndime trupore.

http://kallxo.com/qkuk-po-hulumton-dyshimin-per-nje-lindje-pa-perkujdesje/

Pastaj ishte formuar një komision i cili kishte për detyrë të merrej me rastin e lindjes pa përkujdesje mjekësore, ndërsa ky komision i kishte rekomanduar drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës që kjo çështje të shkojë në komisionin disiplinor.

http://kallxo.com/skandali-ne-gjinekologji-mjeket-ne-komision-disiplinor/