Rashiq: Lista Serbe nuk Merr Pjesë në Seancë

Deputetët e Listës Serbe nuk do të marrin pjesë sot në seancën ku pritet të votohet për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq e ka konfirmuar për KALLXO.com mungesën e deputetëve të kësaj liste në këtë seancë.

“Jo, sot nuk do të marrim pjesë në seancë. Asnjë prej deputetëve serbë nuk do të jemi aty,” tha shkurtimisht Rashiq për KALLXO.com.

Lista Serbe është pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-në e LDK-në, ndërsa ka 11 deputetë.

Ky koalicion në Kuvendin e Kosovës ka së bashku 78 deputetë.

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit duhen votat pro të 80 deputetëve, ose dy të tretave të numrit të përgjithshëm të tyre.