Policia në Graçanicë - Foto: Arkiva/KALLXO

Raporton Vjedhjen e Pasaportës dhe Parave

Policia në raportin e përditshëm njofton se një shtetas i Shqipërisë ka raportuar se i është vjedhur pasaporta dhe paratë në Graçanicë.

Shtetasi shqiptar ka thënë se pasaporta dhe paratë i janë vjedhur nga makina e tij e tipit “Mercedes”, e cila ishte e parkuar në parkingun e një kompanie.

Policia njofton se është duke e hetuar këtë rast të vjedhjes.

Në korrik edhe një grua me shtetësi gjermane e kishte raportuar vjedhjen e një çante nga makina e saj.