Ramush Haradinaj. Foto: Kallxo.com

Ramush Haradinaj tregon kujt do t'i ulen pagat në Telekom

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj doli në konferencë për media, ku foli për liberalizimin e vizave, por edhe pagat në Telekom.

Kur u pyet për uljen e pagave rreth 40%, ai tha se nuk bëhet fjalë për këtë shifër dhe se kjo do të variojë. Sipas tij, pagat më shumë do t’u ulen pagat menaxhmentit e më pak punëtorëve.

“Punëtorët i kanë pagat jo shumë të larta, s’kanë pse me ju ulë shumë. Ma shumë u bjen ulja menaxhmentit të lartë. Nuk bëhet fjalë për 40%, për punëtorë jo se jo. Nëse nevojitet 10% ulen për punëtorë, e ndoshta  në 20% për menaxhmentin e lartë, është në interesin e tyre”, tha Haradinaj.

Ai tha se pagat mund të rriten prapë.

“Nëse në planin biznesor kompania shënon profit, mund t’i rrisin pagat vet, kurdo që kthehen në kamë të veta ata mud t’i rrisin pagat”, tha Haradinaj.

Ai ripërsëriti qëndrimin se pret që në qershor Kosovës do t’i ipet rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave.

http://kallxo.com/haradinaj-pagat-ne-telekom-mund-te-ulen-rreth-20-perqind/