Ramush Haradinaj: Ratifikimi i Demarkacionit e Ruan Shtetësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Haradinaj tha se ligji për demarkacionin e ruan shtetësinë e Kosovës.

“Kemi arritë ta ruajmë të drejtën për tokën tonë dhe fqinjësinë me Malin e Zi. Vota pro këtij ligji, sot më shumë se kurrë është votë për shtetin e Kosovës dhe për liri të lëvizjes”, tha Haradinaj.

“Ju garantoj se votimi i këtij ligji nuk e rrezikon shtetësinë e Kosovës. Ju bëj thirrje pa dallim partie a etnie të votoni pro këtij projektligji”, tha ai.

Haradinaj tha se ligji parasheh korrektimin e marrëveshjes për demarkacion në rast se gjenden lëshime.