Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai shqiptar Edi Rama, gjatë ceremonisë së siglimit të marrëveshjeve në Korçë | Foto nga : Kryeministria.al

Ramush Haradinaj 'Polemizon' me Edi Ramën

Kryeministi i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka reaguar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për ‘shpikjet’ që ky i fundit tha se janë bërë për demarkacionin.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll.

”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Rama sonte ka thënë në një intervistë në Klan Kosova se problematika rreth demarkacionit u shpik nga politika e brendshme e Kosovës.

“Në ndërkohë që miqtë e mëdhenj të shqiptarëve janë të angazhuar në zgjedhjen e problemit real mes shqiptarëve dhe serbëve, demarkacioni është një problem i shpikur nga politika e brendshme e Kosovës që nuk ka asnjë bazë reale dhe që është një padrejtësi ndaj njerëzve të këtij vendi”, ka thënë ai.