Ramush Haradinaj në ‘Jeta në Kosovë’

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ në RTK do të transmetohet intervista me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë edicion mund të mësoni se a i njeh Kryeministri  të gjithë zëvendësministrat që i ka emëruar brenda këtyre 100 ditëve?

Haradinaj në këtë intervistë flet edhe për disa nga vendimet që ka marrë për shkarkimin e bordeve të agjencive publike.

Ndërsa tregon edhe për punësimin e dhëndrit të tij në pozitën e udhëheqësit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Përballë Jeta Xharrës, Haradinaj komenton shumë prej vendimeve dhe veprimeve t të tij si Kryeministër.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në orën 20:15 në RTK dhe repriza të premten në mesditë.

21 Dhjetor 2017 - 16:53

Doruntina Baliu 21/12/2017 - 16:53
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend