ARKIV - Nenad Rikallo

Ramush Haradinaj në Interpelancë për Ministrin Rikalo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet të dalë sot në interpelancë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për rastin e akuzave ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Kërkesa për interpelancë është bërë nga grupi i deputetëve të LDK-së pasi disa qytetarë dolën publikisht për ta akuzuar ministrin Rikalo për përfshirje të tortura ndaj civilëve shqiptarë gjatë viteve 1990.

Rikalo i ka mohuar akuzat.

Vetë Haradinaj, në një deklaratë të lëshuar pas këtyre akuzave, duke iu referuar informatave të marra nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e Rikalos në aktivitetet e përmendura “nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla”.

Ndërkohë Prokuroria e Shtetit ka thënë se është në proces të mbledhjes së dëshmive dhe se prret që ta intervistojë edhe vetë ministrin për pretendimet ndaj tij.

Në seancën e sotme në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.