Ramush Haradinaj Nderon Ushtarët e Rënë të KFOR-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vënë sot kurora lulesh tek lapidari i ushtarëve të KFOR-it në komandën qendrore në lagjen “Arbëria” në shenjë nderimi për kontributin e pazëvendësueshëm të KFOR-it, në vendosjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe për të nderuar intervenimin jetik të NATO-s për ekzistencën tonë si shtet.

“Fushata ajrore e NATO-s, që filloi më 24 mars 1999, ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme heroizmit të grave dhe burrave të NATO-s, që u flijuan në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shpëtimit të një populli të tërë të pambrojtur”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe populli i saj do ti jenë gjithmonë mirënjohës perëndimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.