Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Ramush Haradinaj i Habitur me Deklaratën e Shkumbin Mehmetit

I pari i Qeverisë Ramush nuk ka komentuar gjatë pretendimet se në zonën e Dukagjinit ekzistonte një grup i strukturuar i cili është përgjegjës për vrasjet e pasluftës.

Pas mbledhjes së qeverisë Ramush Haradinaj është pyetur edhe për deklaratat e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale Shkumbin Mehmeti, i cili mbrëmë një intervistë për Klan Kosova  ka akuzuar për vrasjet e pasluftës  shumë persona nga rajoni i Dukagjinit nga vjen kryeministri. “Një person nga burgu me dhanë interviste është e çuditshme. Të gjitha deklaratat ishin dashur me qenë materie e prokurorëve dhe gjyqtarëve jo me u ba spektakël medial. Unë se kam parë intervistën por dëgjova komente e reagime dhe jam habit” ka thënë kryeministri Haradinaj.  Mehmeti në deklaratën e tij publike ka përmendur emra ndërsa pretendon se di se kush janë urdhërdhënësit  e vrasjeve të Tahir Zemajt,Isuf Haklajt Sebahate Tolajt e disa figurave politike.