Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci - Foto: Facebook

Ramiz Lladrovci Shpall Fitoren në Drenas

Kandidati i kësaj partie për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, e shpalli fitoren në garën për kryetar ndaj rivalit të tij nga NISMA, Isa Xhemajlaj.

Lladrovci falënderoi votuesit për besimin që i dhanë.

“Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallim, edhe atyre që më kanë votuar, edhe atyre që nuk më kanë votuar”, tha Lladrovci.

“Kjo është ajo forca që e bën fuqinë”, tha ai nën brohorimat e simpatizuesve të shumtë që ishin mbledhur para selisë së PDk-së në Drenas.

Mandati i tij në krye të komunës do të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm.