Rama: Serbët kanë Humbur, Shqiptarët Fitimtarë

Të enjten e javës së kaluar, dy kryeministrat, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takuan për forumin e sigurisë në Beograd.

Në këtë takim kryeministri Rama kishte përmendur edhe rastin se Franca edhe pse nuk dëshironte, prapë pranoi Gjermaninë e Bashkuar, e ndërsa në intervistën për Jeta në Kosovë, i pyetur se a do ta pranonte Serbia një Shqipëri të Bashkuar, Rama shtoi se këto procese kërkojnë kohë.

Ai shtoi se shqiptarët kanë avantazhin sa i përket moralit e në këtë proces, pasi që “shqiptarët janë fitimtarë e serbët humbës”.

“Këto janë procese që kërkojnë jo vetëm kohën e tyre por nga njerëzit varet sa zgjatë koha. Nëse ne do të hyjmë çdo javë nëpër cepa, duke kërkuar merimanga minj dhe hije të së kaluarës, ne do të vonojmë veten pafundësisht. Ne jemi ata që kanë avantazhin moral në gjithë këtë histori. Serbët kanë humbur luftën, shqiptarët kanë fituar luftën ne duhet të sillemi si fitimtarë jo si humbës dhe duhet të sillemi në këtë proces si vizionarë  e jo si administratorë të së përditshmes”, tha Rama në intervistën për “Jeta në Kosovë” të zhvilluar në Beograd.