Rama Përgëzon Vuçiqin për Dialogun për Kosovën

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se ai ishte “i prekur” nga vendosmëria e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të nisur një “dialog të brendshëm” në Serbi rreth Kosovës.

Rama e përshëndeti të martën iniciativën e Vuçiqit për të trajtuar marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën përmes “dialogut të brendshëm”, por tha se zgjidhja e vetme mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës, të cilën Beogradi e hedh poshtë.

“Megjithatë, kur vendos veten në këpucët e Aleksandarit, e kuptoj se kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet”, tha Rama në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”.

Ai tha se ai ishte “i prekur” nga artikulli i Vuçiq, botuar në “Blic” më 24 korrik, në të cilin presidenti serb bëri thirrje për një dialog të brendshëm rreth marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën.

“Duke i lexuar këto rreshta, unë mund të ndjeja dhimbje të vërtetë dhe vendosmëri mbresëlënëse … Pas këtij hapi të parë, Aleksandar vazhdoi me guxim të zhvillonte një vizion për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës”, tha Rama.

I pyetur për propozimin e fundit të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq për ndarjen e asaj që i përket serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, Rama argumentoi se kjo nuk do të ishte praktike.

Ai gjithashtu pohoi se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë janë “më mirë se kurrë më parë”.

Intervista e Edi Ramës në ballinën e gazetës ‘Blic’ të Serbisë.