Rama dje në Kuvend | Foto: KALLXO.com

Rama Nderon pa Fjalë në Prishtinë e Prekaz

Edi Rama në nëntëvjetorin e pavarësisë nderoi te varri i Ibrahim Rugovës dhe ai i Adem Jasharit, por nuk e tha ndonjë fjalë për medie.

Kryeministri i Shqipërisë po qëndron që nga dje në Kosovë.

Rama ishte i pranishëm dje në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Ai tha dje se Kosova po bëhet shembull i bashkëjetesës së të ndryshmëve.

“Uroj të gjithë përfaqësuesit e të gjithë forcave politike të përfaqësuara në këtë Kuvend. Dita-ditës Kosova provon se është shembull rrezatues i bashkëjetesës së të ndryshmëve,” tha dje Rama.

http://kallxo.com/rama-nder-te-jem-ketu-ne-diten-te-rendesishme/