Goran Rakiq në takim me strukturat e sigurisë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit | Foto: KALLXO.ccom

Rakiq nuk do Arsyetime, Kërkon Gjetjen e Vrasësve të Ivanoviqit

Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq kërkoi nga policia të gjenden vrasësit e politikanit serb.

Ai deklaroi se situata e krijuar kërkon reagim të shpejtë.

Rakiq kërkoi që të gjitha strukturat e sigurisë të organizohen për kapjen sa më të shpejtë të përgjegjësve për vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa u tha pjesëtarëve të policisë në takim se nuk dëshiron të dëgjojë arsyetime se po bëjnë gjithë atë që është e mundshme.

Oliver Ivanoviq u vra sot në mëngjes në Mitrovicën Veriore, ndërsa policia lokalizoi një makinë të djegur që dyshohet se u përdor gjatë vrasjes së tij.