Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës | Foto: Atdhe Mulla

Rakiq e Gjuriq në Moskë për ta Falënderuar Rusinë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq dhe shefi i Listës Serbe Goran Rakiq, sipas një njoftimi të lëshuar nga ky subjekt politik do të qëndrojnë sot në Moskë.

Gjuriq e Rakiq do të takohen me një delegacion të Partisë “Rusia e Bashkuar” që drejtohet nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ndërsa në njoftim thuhet se mes tjerash do të bisedohet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë.

Në njoftim bëhet e ditur se Gjuriq e Rakiq do të shkojnë në Moskë edhe për ta falënderuar Rusinë dhe partinë e Putinit për përkrahjen.

“Lista Serbe është falënderuese për përkrahjen që merr nga ‘Rusia e Bashkuar’”, tha Rakiq sipas njoftimit.

Rakiq gjithashtu tha se gjatë takimit do të vërtetohet edhe njëherë miqësia e pandashme që lidh popullin serb dhe rus dhe interesimi i palëkundur i Federatës Ruse për pozitën e serbëve në Kosovë.