Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy - Foto: Rtv21

Rajoy: Deklarata e Pavarësisë së Katalonisë Nuk do të Ketë Efekt

Çdo deklaratë e pavarësisë nga Katalonia nuk do të ketë efekt, paralajmëron kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, duke shtuar se ai nuk përjashton pezullimin e autonomisë së rajonit.

Në një intervistë për gazetën “El Pais”, Rajoy gjithashtu hodhi poshtë çdo ndërmjetësim të një pale të tretë për zgjidhjen e krizës, transmeton rtv21.tv.

Më parë, mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë vendin për unitetin spanjoll, raporton BBC.

Demonstrimet u bënë si kundërpërgjigje për referendumin në Kataluni ku mbi 2.5 milionë votues hedhën votën e tyre pro ndarjes nga Spanja./21Media