Mehmed Poricanin dhe pitet e tij. Foto: BIRN

Radhë të Gjata për Piten e Ramazanit në Furrën Boshnjake

Banorët e Sarajevës do të fillojnë të formojnë një radhë të gjatë në hënën në mbrëmje jashtë furrës së Poricanin në Qytetin e Vjetër të Sarajevës, pas fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit – kohë kur besimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në muzg.

“Klientët zakonisht fillojnë të vijnë rreth orës 6 pasdite nga çdo anë e qytetit… dhe presin për dy orë vetëm për të blerë pitet e mia,” tha për BIRN bukëpjekësi Mehmed Poricanin.

Pitja – një bukë tradicionale e sheshtë – është e përhapur në të gjitha Ballkanin e sunduar dikur nga osmanët. Pjekur në një temperaturë të lartë prej rreth 500°C, ajo bëhet gati në një minutë.

“Është me të vërtetë lloji më i thjeshtë i bukës në botë… ka nevojë vetëm për ujë, miell, kripë dhe maja”, thotë Poricanin, duke vënë në dukje se “ky lloj i bukës mbërriti në rajon me ushtarët osmanë që kishin nevojë ta përgatisnin ushqimin sa më shpejt”.

Familja e Poricanin kanë qenë bukëpjekës në Sarajevë për tre breza. Xhaxhai Mehmedit, Muharemi, e çau rrugën në vitin 1923, më shumë se 90 vjet më parë. Vajza e tij, Amela e ka vazhduar biznesin.

Punëtorët e furrës së bukës në Sarajevë. Foto: BIRN
Punëtorët e furrës së bukës në Sarajevë. Foto: BIRN

Mehmedi, i cili është tani 73 vjeç, ka filluar punën në furrë kur ishte vetëm tetë vjeç. Edhe gjatë rrethimit të Sarajevës, nga viti 1992 deri 1995, ai vazhdoi prodhimin e bukës – kryesisht për ushtrinë.

“Gjatë këtyre viteve, kemi prodhuar rreth 3.5 milion bukë”, thotë Poricanin me krenari.

Duke pasur parasysh traditën e saj të gjatë, nuk është çudi që pitja ka fituar një njohje të madhe në Sarajevë, ku shumë vendas i mbeten besnikë biznesit.

“Kjo është veçanërisht e vërtetë gjatë Ramazanit, kur receta tradicionale e pites pasurohet me qimnon të zi, që i jep një shije të veçantë,” shpjegoi Porocanin.

Radha për të blerë pitet e famshme. Foto: BIRN
Radha për të blerë pitet e famshme. Foto: BIRN

“Ne jemi një nga shumë pak furrat në Sarajevë që përgatisin këtë lloj buke tradicionale… që është arsyeja pse kaq shumë njerëz janë të gatshëm të vijnë dhe të presin për kaq kohë për të blerë pite. Ata kanë nevojë për të në darka e tyre të Ramazanit,” shton ai.

Bukëpjekësi thotë se disa njerëz në të vërtetë e shijojnë me durim të priturin në radhë për një pite nga ato të famshmet e tij.

“Një herë në radhën jashtë dyqanit pashë një mik të vjetër – dhe i thashë të merrte bukën që dëshironte, pa pasur nevojë të presë gjatë,” kujton ai.

“Të nesërmen, kur e takova përsëri, ai më tha të mos e bëja përsëri. Ai tha se kishte ardhur nga Dobrinja [një periferi nëntë kilometra larg], ku jeton dhe se po kënaqej në radhë duke folur me miqtë që nuk i kishte parë me vite”, përfundoi Poricanin.