Qeveria e Kosovës | Foto: KALLXO.com

Quinti: Të Zgjedhurit e Popullit Përgjegjës për Krijimin e Qeverisë

Vendet e QUINT-it në një deklaratë kanë thënë se u takon të zgjedhurve të popullit ta zgjedhin qeverinë.

Ambasadat e vendeve të Quintit kanë dalë me një qëndrim rreth krijimit të qeverisë së re duke thënë se të zgjedhurit e popullit janë përgjegjës për krijimin e saj.

NDËRLIDHUR

“Siç e kemi bërë të qartë në mënyrë të përsëritur, qytetarët e Kosovës i zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Vetëm këta përfaqësues janë përgjegjës për formimin e qeverisë së re, sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, thuhet në qëndrimin e ambasadave.

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së në qëndrimin e tyre i kanë bërë thirrje partive që do të krijojnë qeverinë e re për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur me ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi dhe të angazhohet seriozisht në dialog me Serbinë, në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve”, thuhet në qëndrimin e vendeve të Quintit.

Këto pesë vende në deklaratën e tyre thane se presin nga Kuvendi i ri që t’u japë prioritet rekomandimeve të tyre sa i përket vëzhgimit të zgjedhjeve nga Misioni i BE-së në Kosovë.

Zgjedhjet e 11 qershorit të vitit 2017 I monitoruan 100 vëzhgues të BE-së.

14 Korrik 2017 - 17:07

Dorentina Kastrati 14/07/2017 - 17:07
NDËRVEPRIMI0

Quinti: Të Zgjedhurit e Popullit Përgjegjës për Krijimin e Qeverisë

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend