Nga BeerFest-i| Foto: KALLXO.com

QKUK Jep Bilancin e Lëndimeve në ‘Beer Fest’

42 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë ikjes në panik që ndodhi në natën e së premtes në sheshin e Prishtinës “Zahir Pajaziti”.

Mjekja kujdestare në Qendrën Emergjente në QKUK, Nerxhivane Halimi, tha se 2 nga 42 personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë lëndime më të rënda me fraktura, ndërsa të tjerët kanë pasur kryesisht ndrydhje dhe gërvishtje.

Ajo u shpreh se asnjë nga personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nuk kanë marrë plagë nga armët e zjarrit.