Qendra Emergjente, QKUK. Foto: Kallxo.com

QKUK Flet Për Gjendjen e Ilir Tolajt Pas Sulmit

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu, tha për KALLXO.com se Ilir Tolaj është pranuar sot pasdite në Qendrën Emergjente të QKUK-së si pasojë e lëndimeve që mori gjatë një sulmi në qendër të Prishtinës.

“Mund të konfirmoj se pacienti është pranuar në emergjencë. Ai ka marrë lëndime në pjesën e kokës dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë. Ai është duke u trajtuar në emergjencë”, tha Fazliu.

Më herët policia konfirmoi se janë arrestuar dy persona si të dyshuar për këtë sulm.