Arkiv: Avokati Azem Vllasi pranohet në QKUK pas plagosjes me armë zjarri - Foto: KALLXO.com

QKUK: Azem Vllasi Është Plagosur në Krah

Vllasi i plagosur është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës dhe tani për tani po merr trajtime dhe ekzaminime të mëtejmë nga mjekët atje.

Sipas QKUK-së, ai është plagosur në krah dhe nuk ka lëndime që mund t’i rrezikojnë jetën.

“Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, pas orës 8:00 të mëngjesit të sotëm, është pranuar për trajtim një pacient si pasojë e plagosjes me armë zjarri në krah. I plagosuri menjëherë ka marrë ndihmën mjekësore nga ana e mjekëve të Klinikës Emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë”, njofton QKUK.

Tani për tani avokati Vllasi është dërguar për ekzaminim me Tomografi të Kompjuterizuar (CT) dhe pas ekzaminimeve pritet të ndërmerren masat e nevojshme për trajtim të mëtejmë shëndetësor.

KALLXO.com raportoi për plagosjen e Vllasit sot në mëngjes.

http://kallxo.com/avokati-vllasi-u-nenshtrohet-fotografimeve-ne-qkuk/