Qirinj për Aulonin - Foto: KALLXO.com

Qirinj në Nderim të Aulonit

Disa qytetarë janë mbledhur sonte te shkallët e Teatrit Kombëtar, ku kanë ndezur qirinj në nderim të Aulon Zekës, 16-vjeçari i cili u gjet i vrarë të shtunën në Prishtinë.

Nuk dihet kush ishte organizatori i këtij organizimi, por disa persona, me gjasë familjarë të viktimës, mbanin në duar fotografi të Aulonit.

Të dielën Policia e Kosovës njoftoi për arrestimin e dy të miturve si të dyshuar për vrasjen e Aulonit.

Ndërsa, sot, dy të dyshuarit G.H. dhe R.G., dolën para Gjykatës, e cila më pas shpalli masën e paraburgimit prej një muaji.

Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën rreth orës 11:00 në rr. “Gjon Serreçi” në Prishtinë.

KALLXO.com sjell foto nga kjo ngjarje.