Objekti i Klinikës Medicus | Foto: KALLXO.com

Qipro Arreston të Dyshuarin për Trafikim Organesh në Kosovë

Njëri prej të dyshuarve në rastin e klinikës “Medicus”, Moshe Harel, shtetas izraelit, është arrestuar nën dyshimin se është i përfshirë në trafikim të organeve, ka thënë Policia e Kosovës për BIRN.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse autoritetet kosovare kanë bërë kërkesë për ekstradimin e tij.

“Policia e Kosovës është informuar se në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, i dyshuari M.H., i cili është në kërkim që nga viti 2010, është arrestuar ditë më parë në Qipro”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për BIRN.

Në korrik të vitit të kaluar, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur rigjykimi i pronarit të klinikës “Medicus”, Lutfi Dervishi, djalit të tij, Arban Dervishi dhe anesteziologut kryesor Sokol Hajdini, të tre të akuzuar për krim të organizuar në lidhje me trafikimin e njerëzve.

http://kallxo.com/deshmitari-tregon-pse-e-ktheu-pacientin-izraelit-nga-qkuk-serish-ne-medicus/

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me gjykimin e rastit të klinikës “Medicus”. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.