Qeverisja e Lladrovcit në Aksion Kundër Duhanit

Inspektorati i komunës së Drenasit i asistuar edhe nga Policia e Kosovës sot në orët e mbrëmjes ka zhvilluar një kontroll lokaleve të këtij qyteti për ta parë zbatueshmerinë  e Ligjit për kontrollin e pirjes se duhanit në hapësirat e mbyllura.

NDËRLIDHUR

KALLXO.com ka ndjekur nga afër aksionin e komunës në ndalimin e duhanit

Sipas Drejtoreshës së Drejtorisë se Inspektoratit komunal Aurora Berisha, aksioni i sotëm është në vazhdën e shumë aksioneve që inspektorët komunal ndërmarrin për ta ndaluar pirjen e duhanit në lokale.

“Sonte bashkë me inspektorët të mbështetur edhe nga policia inspektuam disa lokale dhe vetëm në një vend hasëm ku një person që ishte duke pirë cigare, personi në fjalë dhe përgjegjësit të lokalit u janë shqiptuar dënime”, tha Berisha.

Drejtoresha Berisha gjithashtu ka shtuar për KALLXO.com së komuna do të vazhdojë me inspektime edhe në të ardhmen në mënyrë që të ndalohen pirja e duhanit në ambientet të mbyllura.

“Gjatë vitit 2017-të e deri me sonte janë shqiptuar 99 gjoba mandatorë,  77 persona fizik,  22 persona përgjegjës,  12 subjekte me nga 3 mijë euro gjoba për gjykatë, ndërsa shuma e gjobave mandatore në total arrin në 3850 Euro”, ka shtuar Berisha.

Në  pamjet e transmetuara nga KALLXO.com shihen momentet kur inspektorët teksa e gjobisin personin që ishte duke pirë duhan në hapësirë të ndaluar.

12 Janar 2018 - 20:47

Behar Mustafa 12/01/2018 - 20:47
NDËRVEPRIMI0

Qeverisja e Lladrovcit në Aksion Kundër Duhanit

by Behar Mustafa
NA NDIQNI

Send this to a friend