Ndërtesa e Qeverisë

Qeveria Zotohet ta Zbatojë Vendimin për Asociacionin e Komunave Serbe

Qeveria e Kosovës thotë se e mirëpret dhe e përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur përputhshmërinë e parimeve të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me frymën e  Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në një deklaratë të lëshuar më herët, Qeveria e Kosovës zotohet se do ta zbatojë me përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese në fazat që ndërlidhen me hartimin e Statutit dhe të Dekretit të Asociacionit.

NDËRLIDHUR

“Qeveria e Republikës së Kosovës, me këtë rast, fton gjithë spektrin politik, përfshirë partitë opozitare, që të respektojnë këtë vendim, i cili është në përputhje edhe me vetë Marrëveshjen e Parimeve, në të cilën ishte paraparë tekstualisht që e njëjta të shqyrtohej nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se është jetike për vendin që të përmbushen kërkesat ligjore dhe që të gjithë aktorët politikë t’i rikthehen jetës institucionale dhe debateve politike, të cilat duhet të zhvillohen brenda institucioneve, e në radhë të parë brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

23 Dhjetor 2015 - 19:29

Kallxo 23/12/2015 - 19:29
NDËRVEPRIMI0

Qeveria Zotohet ta Zbatojë Vendimin për Asociacionin e Komunave Serbe

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend