Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Qeveria Tregon Pse i Dështoi Mbledhja

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit në detyrë u tregua arsyeja pse sot nuk u zhvillua mbledhja e paraparë e qeverisë.

“Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës e paraparë të mbahet sot nuk është zhvilluar për shkak të mos pranisë së ministrave të cilët do të duhej të prezantonin pikat e rendit të ditës, të parapara në këtë mbledhje”, thuhet në komunikatën  Zyrës së Kryeministrit.

Mediet raportuan sot se në mbledhje munguan ministrat në detyrë të kabinetit qeveritar nga PDK-ja, por komunikata e Zyrës së Kryeministrit e demantoi këtë.

“Ndërkaq, të pranishëm në mbledhje kanë qenë ministra nga LDK-ja, PDK-ja dhe parti të tjera”, sqaroi komunikata.

Qeveria Mustafa u rrëzua nga Kuvendi i Kosovës më 10 maj pas një mocioni mosbesimi.