Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria Tërheq për Plotësim Marrëveshjen e Demarkacionit

Marrëveshja për demarkacion me vendim të qeverisë u tërhoq sot nga Kuvendi për t’u plotësuar me deklaratën e Hashim Thaçit dhe Filip Vujanoviqit.

Asnjë nga pjesëtarët e kabinetit qeveritar nuk votoi kundër, ndërsa kishte tre abstenime.

Abstenuan ministrat nga Lista Serbe.

Në orën 16:00 në një mbledhje tjetër të qeverisë ekzekutivi i vendit do ta bëjë pjesë të marrëveshjes edhe deklaratën e presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi.

Deklarata u bë publike nga Presidenti Thaçi para katër ditësh.

http://kallxo.com/deklarata-per-demarkacionin-thaci-vujanoviq-foto/