Qeveria Tërheq Demarkacionin nga Rendi i Ditës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka tërhequr nga rendi i ditës pikën për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Në arsyetimin për këtë lëvizje, Mustafa përmendi presionin ndaj deputetëve por edhe koncesionet që, sipas tij, po i kërkon një grup parlamentar.

“Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat dhe nuk është situata që sot ta votojmë dhe ratifikojmë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi”, tha Mustafa.

“Qeveria e tërheq këtë nga rendi i ditës dhe procedura kuvendore”, tha ai duke paralajmëruar një “një bashkëbidesim dhe qëndrim të përbashkët lidhur me ligjin sepse nuk është në rregull të diskutojmë të kemi diskutime nën presione”.

“Tërheqja nuk nënkupton se ne do ta rinegociojmë marrëveshjen”, tha Mustafa.

Por deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, kundërshtoui tërheqjen duke thënë se në sallë ka deputetë të mjaftueshëm për ta votuar këtë marrëveshje.

Edhe Fatmir Limaj nga NISMA kundërshtoi tërheqjen dhe arsyetimet e kryeministrit.