Qeveria 'Sulmohet' Me Aeroplanë Prej Letre

Protestuesit e nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” u ndalën përsëri para objektit qeveritar ku lexuan deklaratën e tyre.

Ata në këtë deklaratë e dënuan keq-qeverisjen dhe kërkuan ndjekjen penale të të përfshirëve në përgjime.

“ Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme e të gjithë personave të përfshirë në aferën e përgjimeve dhe hetim penal ndaj tyre. Shkarkimin e të gjitha bordeve dhe rizgjedhjen e tyre nën vëzhgimin tonë,” lexuan mes tjerash protestuesit.

Më pas shumica e të mbledhurve para objektit të qeverisë e gjuajtën këët objekt simbolikisht me aeroplanë prej letre.

KALLXO.com ndoqi në vazhdimësi edhe protestat tjera.

http://kallxo.com/qese-uje-ndaj-qeverise/

http://kallxo.com/protestuesit-ia-nderrojne-emrin-pdk-se/

http://kallxo.com/proteste-fishkellima-ne-lidhje-pronto-2/

http://kallxo.com/parulla-interesante-ne-protesten-e-shoqerise-civile-kunder-pronto-2/

http://kallxo.com/proteste-kunder-korrupsionit-ne-institucionet-shteterore/