Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria Shpronëson Pronën e Shtëpisë Muze për Ukshin Hotin

Qeveria në mbledhjen e sotme ka shpronësuar një pronë në Krushë të Madhe të Rahovecit me qëllimin që ajo të shndërrohet në Shtëpinë Muze “Ukshin Hoti”.

Ky shpronësim është bërë për ruajtjen e vlerave historike dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Qeveria në mbledhje ka bërë edhe dy shpronësime tjera që janë cilësuar në interes publik.

Qeveria ka miratuar kërkesën për te shpronësuar zonën kadastrale Krushe e Madhe, Komuna Rahovec me qëllim të shëndrrimit të saj në Shtëpi muze “Ukshin Hoti”

Njëri vendim ka të bëjë me pronat e paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i rrugës Prishtinë- Peje, segmenti Balincë-Pejë në Komunë të Malishevës, ndërsa tjetri lidhet me shpronësimet e pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit te cilët preken nga ndërtimi i rrugës rajonale R129 Kërpimeh – Mitrovicë.

Pa diskutim në mbledhjen e qeverisë janë miratuar ndryshim-plotësimet në dy projektligje që lidhen me tatimet.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi ndryshim-plotësimet në Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata dhe Ligjin për Tatimin në Vlerën e Shtuar.

Këto ndryshim-plotësime i janë dërguar Kuvendit për miratim.

Moris Hyseni është emëruar agjent dhe drejtor i përgjithshëm për regjistrimin e ndërmarrjeve publike. Sipas këtij vendimi pagesa e tij do të jetë pro bono- ai nuk do të paguhet për punën që kryen.