Ilustrim

Qeveria 'Pret' Autobusët Problematikë

Ministria e Financave ka bërë të ditur sot se propozim-vendimin për kredinë nga Banka Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për “Trafikun Urban” do ta propozohet në Qeveri për aprovim, menjëherë pasi të hyjë në fuqi vendimi i Kuvendit të Komunës së Prishtinës.

Kjo ministri përmes një komunikate njofton se tre hapat paraprak si autorizimi nga Qeveria e Ministrit të Financave për fillim të negociatave me BERZH, formimi i grupit negociues si dhe negocimi i kushteve të kredisë, janë përfunduar.

“Vendimi i komunës së Prishtinës ku zotohet që nga buxheti i saj do ta kthejë kredinë në rast se “Trafiku Urban” nuk mund ta kthejë, hyn në fuqi 15 ditë pas ditës kur aprovohet në Kuvendin Komunal”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave.

Asambleja komunale e Prishtinës e ka miratuar vendimin për ta marrë përsipër kredinë më 18 maj, pas shumë polemikave ndërmjet drejtuesve të kounës dhe qeverisë së Kosovës.

http://kallxo.com/pas-debatit-pajtim-per-kredine-e-autobuseve/

Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi Ministrisë se Financave i hapet rruga që ta procedojë për Qeveri propozim-vendimin për dhënien e garancisë shtetërore për marrjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban” dhe propozim-vendimin për t’i rekomanduar Presidentit së Republikës së Kosovës nga Qeveria e Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për dhënien e garancisë shtetërore për projektin e Ndërmarrjes Publike Trafiku Urban.

http://kallxo.com/ceshtja-e-autobuseve-diskutohet-neser-ne-kuvendin-komunal/

Ndërkaq pas aprovimit në Qeveri të projekt-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Garancinë Shtetërore Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BERZH për projektin e ndërmarrjes publike Trafiku Urban, projektligji nga Qeveria procedohet në Kuvend. Komisioni për Buxhet dhe Financa (KBF) e shqyrton projektligjin dhe i rekomandon Kuvendit për aprovim, si dhe  pas rekomandimit të KBF, projekt-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Garancinë Shtetërore Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe BERZH për projektin e ndërmarrjes publike Trafiku Urban duhet të votohet me 2/3 e votave të deputeteve të Kuvendit të Kosovës.

http://kallxo.com/komuna-e-prishtines-garantues-per-borxhin-e-trafikut-urban/

Ndërkaq zëdhënësi i komunës së Prishtinës Erzen Vraniqi ka thënë për Kallxo.com se dhënia e garancionit është në duart e Ministrit Hoti si dhe shpresojnë që nuk do ta vonojnë më tutje.

“Ne jemi të sigurt se nëse kjo çështje nuk zvarritet më tutje nga Qeveria, transporti publik i Prishtinës do të reformohet dhe do të operojë me autobus të ri, linja dhe stacione të reja dhe me planë për mobiliet deri në fund të vitit”, ka thënë Vraniqi.

http://kallxo.com/autobuset-e-politizuar-te-prishtines-serish-ndeshin-ahmetin-e-hotin/