Qeveria Përkrah Financiarisht Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit

Në mbledhjen e sotme të qeverisë i është dhënë përkrahje Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovë.

Kjo zyrë kishte kërkuar ndihmë financiare nga Ministria e Financave.

Në mbledhjen e qeverisë nuk është bërë e ditur shuma e ndarë e mjeteve për Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Kjo zyrë drejtohet nga Petrit Selimi, i cili në kohën kur mori këtë pozitë, ishte edhe zëvendësministër.

Agjencia Kundër Korrupsionit kishte konstatuar se Selimi ndodhej në konflikt interesi dhe duhej të hiqte dorë nga njëra pozitë.

Selimi pastaj kishte zgjedhur të jetë në krye të Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit, duke hequr dorë nga pozita e zëvendësministrit.

http://kallxo.com/akk-petrit-selimi-jo-dy-funksione/

Kosova fitoi 49 milionë euro nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, marrëveshja për të cilat u nënshkrua në shtator të këtij viti.

http://kallxo.com/nenshkruhet-marreveshja-per-49-milionet-nga-amerika/

Gazeta Jeta në Kosovë shkroi se Kosova nga kjo korporatë amerikane ishte futur së pari në programin “Compakt”, nga i cili mund të përfitonte 500 milionë euro, por më pas ishte zbritur në një nivel më të ulët, duke përfituar fonde dhjetëfish më të vogla nga programi “Treshold”.

Kjo rënie e Kosovës kishte ndodhur për shkak të mosluftimit sa duhet të korrupsionit.

Korrupsioni ia Humb Kosovës Milionat e Premtuara nga Amerika