Mbledhja e qeverisë | Foto: KALLXO.com

Qeveria Organizon Ceremoninë Mortore për Bajram Rexhepin

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të veçantë pas vdekjes së ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Pasi ka mbajtur një minutë heshtje për të nderuar jetën dhe veprën e Rexhepit, kabineti qeveritar ka marrë vendim që të themelojë një komision të veçantë që do të bëjë organizmin e ceremonisë mortore për varrimin e ish-kryeministrit të ndjerë.

“Në orët e para morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Ai ka ndërruar jetë në Turqi pas një sëmundjeje të rëndë. Në emër të Qeverisë se Kosovës i shpreh ngushëllimet familjes Rexhepi. Bajram Rexhepi do të mbetet në histori të Kosovës si kryeministri i parë i dalë nga zgjedhjet e para të lira në Kosovë”, tha kryeministri në detyrë, Isa Mustafa.

Shoqëria dhe shteti i jonë do t’i jenë mirënjohës Bajram Rexhepit për gjithë kontributin që e ka dhënë para luftës dhe pas luftës për Kosovën.

“Zoti e bekoftë Bajram Rexhepin, Zoti e bekoftë Kosovën”, ka thënë Mustafa.