Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria Nesër Voton për Pezullimin e Vendimit të Rritjes së Pagave

Qeveria e Kosovës nesër do të vendosë për pezullimin e përkohshëm të vendimit të qeverisë për rritje të pagave të zyrtarëve qeveritarë.

Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e ardhshme të saj ku pika e parë e rendit të ditës do të jetë pezullimi i vendimit që ia mundësonte kryeministrit, ministrave, zëvendësministrave e këshilltarëve të tyre rritje të pagës.

Agjencia Kundër Korrupsionit të hënën ka publikuar opinionin e saj ku e ka cilësuar si të jashtëligjshëm vendimin për rritje të pagave.

Ndërsa sot Kryeministri Haradinaj shkroi në Facebook dhe e cilësoi vendimin e AKK-së si të ndikuar politikisht ndërsa tha se do ta pezullojë këtë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

http://kallxo.com/hpezullohet-rritja-e-pages-se-kryeministrit-haradinaj/

Gjatë ditës së djeshme zyra ligjore e kryeministrisë është përgjigjur rreth opinionit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.