Mbledhja e qeverisë | Foto: KALLXO.com

Qeveria në Detyrë Ndan 200 Mijë Euro për Aeroportin e Gjakovës

Në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë ndërmarrjes Aeroporti i Gjakovës i janë ndarë 200 mijë euro.

Kërkesën për ndarjen e këtyre mjeteve në mbledhjen e qeverisë e paraqiti ministri në detyrë i Financave Avdullah Hoti.

Aeroporti i Gjakovës për mbulimin e shpenzimeve financiare të sigurisë dhe nevojave tjera emergjente kishte kërkuar 400 mijë euro.

Në këtë aeroport ende nuk ka ndodhur ndonjë fluturim, por ndërmarrja është formuar pasi KFOR-i italian që e shfrytëzoi për nevoja të veta aeroportin, la pajisjet e tij kur u largua nga kjo hapësirë.

Edhe në tetor të vitit të kaluar qeveria kishte ndarë 30 mijë euro për këtë aeroport.

http://kallxo.com/30-mije-euro-per-aeroportin-e-gjakoves/

Kryeministri në detyrë Isa Mustafa dy herë gjatë këtij viti e vizitoi këtë aeroport, duke e konsideruar aset tëp rëndësishëm.

http://kallxo.com/mustafa-premton-mbeshtetje-per-aeroportin-e-gjakoves/

Para dy vjetësh Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar se bordi i ndërmarrjes Aeroporti i Gjakovës është i politizuar.

Aeroporti i Gjakovës nën Kontroll të PDK-së

Kjo gazetë kishte bërë edhe një reportazh para tri vjetësh për pritjet e gjakovarëve nga ky aeroport.

Gjakova Sheh Shpëtim në Aeroportin e Pakompletuar