Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Qeveria Miraton Strategjinë për Integrimin e Malazezëve

Draft-strategjia për integrimin e komunitetit malazez në Kosovë është miratuar sot në mbledhjen e  qeverisë.

Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se ka qenë kërkesë e Kryeministrit malazez që strategjia duhet të ketë përmasa më të gjera sesa vetëm një shoqatë.

Me Kushtetutën e Kosovës malazezët nuk njihen si komunitet, ndërsa ulëse të garantuara nuk ka për ta në Kuvend.

Presidenti Hashim Thaçi në maj të vitit të kaluar malazezëve dhje kroatëve u premtoi ndryshime kushtetuese që do të rezultonin me njohjen e tyre si komunitete dhe me vende të garantuara për ta në Kuvendin e Kosovës.

http://kallxo.com/presidenti-premton-ulese-ne-kuvend-per-kroatet-e-malazezet/

Përveç draft-strategjisë për komunitetin malazez, në mbledhjene  qeverisë ministri i Financave Avdullah Hoti paraqiti raportin vjetor financiar për vitin 2016.

Hoti tha se gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të të hyrave.

Avdullah Hoti ka paraqitur shyqrtimin e raportit vjetor financiar për vitin 2016.

“Të hyrat tatimore janë rritur për 12% ose për 160 milionë më shumë sesa viti paraprak. Kemi pasur një ulje prej 3 për qind në shpenzimet komunale sesa vitin e kaluar. Te shpenzimet kapitale kemi pasur një rritje prej 11 për qind”, tha Hoti.

Në mbledhje u formua edhe një grup i punës që do të përgatisë koncept-dokumentin lidhur me draft-ligjin për inspeksionet.

Grupi do të ketë përfaqësues të disa ministrive, të Bankës Botërore dhe Zyrës së BE0-së.

Këtë zhvillim ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami e konsideropi hap shumë të rëndësishëm

“Qeveria e Kosovës e ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në këtë proces reformues te inspeksioneve. Qeveria krijoji një grup punues që do merret me hartimin e koncept-dokumentit lidhur ne draft-ligjin për inspeksionet. Pjesë e këtij grupi punues do të jenë edhe zyrtarët e Zyrës së BE dhe Bankës Botërore”, tha Bajrami.

Qeveria e Kosovës miratoi edhe dy kërkesa financiare të Odës Ekonomike të Kosovës për organizimin e panairit “Prishtina 2017”.

Ministria e Financave i ka ndarë 9800 euro për këtë organizim, ndërsa Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dha 9900 euro por duke i kërkuar Odës që në këtë panair të jepet hapësirë e mjaftueshme për bizneset e grave.

Me vendim të Qeverisë, Shpend Tërdeva u emërua sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës.