Qeveria Miraton Shtesat për Stafin e Prokurorisë Speciale

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për shtesat e stafit për të cilën edhe kishin dalë në grevë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u vendos që këto shtesa të aprovohen.

“Zyra e Kryeministrisë ka pranuar një shkresë nga ana e Prokurorisë për shtesat e stafit të prokurorisë speciale për vitin 2018. Vendimi për shtesat mund të merren duke ditur se ka mjete të mjaftueshme Ministria e Financave e përkrah këtë vendim”, u tha në mbledhjen e qeverisë.

Greva ishte mbajtur për shkak të mos pagesës së shtesës së paraparë për këtë prokurori në buxhetin e shtetit. Grevistët kërkojnë që shtesa t’i paguhet nga muaji janar në mënyrë retroatkive dhe njëkohësisht të vendoset një rregull për këtë shtesë që e njëjta të jetë e përhershme.

KALLXO.com kishte raportuar lidhur me grevën e Prokurorisë Speciale.

http://kallxo.com/prokuroria-speciale-ne-greve/